Haradinaj shkon për ngushëllime tek familja Arifaj që i vdiqën djemtë nga goditja e trenit në Gjermani

12:42 | 17 Tetor 2020

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shkuar të shpreh ngushëllime tek familja e dy vëllezërve Arifaj që kanë ndërruar jetë si pasojë e goditjes nga treni në Gjermani.

Ai këtë e bëri të ditur me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.

“Në Ratish të Epërm për ngushëllime te familja Arifaj. Duke e ndjerë dhembjen e tyre, shpresojmë që tragjedi të tilla të mos përjetojmë më”.

“Hasani e Bleriani, u prehshin në paqe!”, ka shkruar Haradinaj.

Komento: