Haradinaj-Stublla komenton votimin e ambasadorit të Kosovës në Francë

23:46 | 24 Prill 2022

Për zgjedhjet në Francë ka reaguar edhe Meliza Haradinaj-Stublla.

Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, e ka komentuar votimin e ambasadorit të Kosovës në Francë, Mehdi Halimit, në zgjedhjet presidenciale.

Sipas ish-kryediplomates, ky veprim i tij është standard i njëjtë me atë të disa muajve më parë të kryeministrit Albin Kurti, i cili votoi në Shqipëri.

”Votimi i ambasadorit të Kosovës në zgjedhjet presidenciale në Francë është standard i njëjtë me votimin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës disa muaj më parë në Shqipëri: e drejtë ligjore, por jo legjitime!”.

Komento: