Haradinaj-Stublla: Vetëm ShBA mund të ofrojë garanci dhe sanksione nëse marrëveshja nuk zbatohet nga palët

23:46 | 16 Mars 2023

Ish-kryediplomatja: Vetëm ShBA mund të ofrojë garanci dhe sanksione nëse marrëveshja nuk zbatohet nga palët.

Ish-kryediplomatja kosovare, Meliza Haradinaj-Stublla ka thënë se nuk ka shumë shpresa se do të mund të nënshkruhet marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë në takimin e 18 marsit në Ohër.

Haradinaj-Stublla në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 thotë se vetëm ShBA’të mund të ofrojnë garanci dhe sanksione nëse kjo marrëveshje nuk zbatohet nga të dyja palët.

“Nuk ka shumë shpresë se do të mund të arrijnë te një format që do të arrijnë që të dyja palët të nënshkruajnë. Nuk kam shumë shpresa që do të mund të gjendet një mekanizëm, përveç faktit që SHBA është në tavolinë pasi është ajo që i ofron edhe garancitë edhe sanksionet nëse kjo marrëveshje nuk zbatohet nga të dyja palët”.

Megjithëkëtë, ish-kryediplomatja thotë se nuk mund të pritet që plani i zbatimit të kësaj marrëveshje të bëhet ligjërisht I obligueshëm për një kohë kaq të shkurt.

“Edhe tani që ky plan i zbatimit thuhet që është historik I 10 vjecarit të marrëveshjeve, nuk mund të presim se do të mund të bëhet për një kohë kaq të shkurt, ligjërisht i obligueshëm”.

Komento: