Haradinaj takim virtual me Ambasadorin Kosnett, mësohet se ҫka biseduan

16:38 | 24 Nëntor 2020

Ramush Haradinaj ka folur me Ambasadorin Kosnett.

Kreu i Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, sot është takuar virtualisht me ambasadorin Philip S. Kosnett dhe zyrtaren politike Marissa Polneroë.

Haradinaj tha se ata diskutuan për sfidat që po përballet Kosova, gjersa thotë se mori mbështetjen për tejkalimin e gjendjes politike.

Postimi:

Në takimin virtual me ambasadorin Philip S. Kosnett dhe zyrtaren politike Marissa Polneroë, diskutuam sfidat me të cilat përballet Kosova dhe hapat e nevojshëm për të përmirësuar stabilitetin rajonal.

ShBA-të ishin pranë nesh në periudhat më të vështira historike dhe në udhëkryqet në të cilat u gjendëm si komb.

Në këtë frymë, kaloi edhe bashkëbisedimi i sotëm, ku morëm mbështetjen e plotë amerikane për tejkalimin e gjendjes në të cilën sot ndodhet vendi ynë.

Ambasadorin e falënderoj për kujdesin e tij. Aleanca jonë me Shtetet e Bashkuara është e përjetshme.

RH

Komento: