Haradinaj takon opozitarët nga Shqipëria

09:44 | 06 Maj 2019

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar sot me kryetarët e partive opozitare të Shqipërisë.

Haradinaj, ka pritur në takim kryetarët e partive opozitare nga Shqipëria, Fatmir Mediun, Agron Dukan, Nard Ndokan dhe Vangjel Dulen.

Me këtë rast, Haradinja ka thënë se bashkëpunimi ndërmjet partive politike të Kosovës me ato të Shqipërisë ka qenë i frytshme dhe në këtë aspekt dialogu midis tyre vazhdon të jetë i hapur, përcjell lajmi.net.

Ky është postimi i plotë:

Bashkëpunimi ndërmjet partive politike të Kosovës me ato të Shqipërisë në të gjitha etapat e shtet ndërtimit ka qenë i frytshëm dhe në këtë aspekt, dialogu midis tyre vazhdon të jetë i hapur.

Në kontekst të këtij dialogu, prita sot në takim Kryetarët e partive opozitare Fatmir Mediun, Agron Duka, Nard Ndoka dhe Vangjel Dule me të cilët u dakorduam se bashkërendimi i qëndrimeve është në interes të dy shteteve dhe qytetarëve tanë.

Është gjithmonë kënaqësi të bisedojmë për tema të interesit të përbashkët, në të mirë të zhvillimit tonë të brendshëm dhe rrugës tonë euro-atlantike.

Komento: