
Shënimi i “Ditës së Gështenjës” në Deçan është bërë tashmë tradicional, pasi po bëhet viti i pestë që po shënohet një ditë e tillë.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka treguar se sot ka qenë në Deçan, në shënimin e kësaj feste tradicionale.