Haradinaj viziton familjen Imeri: Ganiu nderoi tërë kombin, ishte ndër nismëtarët e parë të luftës për liri

12:33 | 22 Prill 2024
haradinaj-viziton-familjen-imeri:-ganiu-nderoi-tere-kombin,-ishte-nder-nismetaret-e-pare-te-luftes-per-liri

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar familjen Imeri për të ngushëlluar ndarjen nga jeta të ish-komandantit të UÇK-së, Gani Imeri.

Haradinaj me këtë rast ka thënë se Gani Imeri ishte ndër nismëtarët e luftës për liri.

“Gani Imeri ishte ndër ushtarët më të dalluar të Ushtrisë Çlirimtare në Zonën Operative të Shalës. Si njëri ndër nismëtarët e luftës për liri, e nderoi jo vetëm Vushtrrinë por gjithë kombin. Sot, me bashkëpunëtorë isha për ngushëllime në familjen Imeri, për të ndarë dhimbjen për humbjen e Ganiut. Ganiu do të kujtohet gjithmonë për vlerat njerëzore e atdhetare, virtyte të cilat e kanë përcjellur gjatë gjithë jetës. Pushoftë në paqe!”, ka thënë Haradinaj. /FrontOnline

Komento: