Haradinaj viziton Karaçevën: Institucionet të mos lejojnë provokime nga xhandarmëria serbe

15:13 | 08 Gusht 2020

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vizituar Karaçevën, një ditë pasi u raportua se xhandarmëria serbe kishte kaluar nëpër këtë territor të komunës së Kamenicës.

Haradinaj e ka quajtur këtë veprim “provokim” të xhandarmërisë serbe duke shtuar se institucionet e Kosovës duhet të ofrojnë siguri për qytetarët.

“Sot në Karaçevë, së bashku me nënkryetarin e Komunës së Kamenicës, Faton Jakupi. Vizituam fshatin dhe biseduam me banorët e zonës pas provokimit të fundit të xhandarmërisë serbe. Institucionet e sigurisë në Kosovë duhet të ofrojnë siguri për të gjithë qytetarët dhe mos të lejojnë më provokime të tilla”, ka shkruar ish-kryeministri në Facebook.

Ndërkaq, paraditen e sotme reagoi edhe kryeministri Avdullah Hoti. Ai bëri të ditur se do të ndërmarrin të gjitha veprimet në përputhje me ligjin karshi këtij rasti.

Komento: