Haradinaj: Zgjedhja e Talat Xhaferit si kryeministër i parë shqiptar, lajmi më i mirë për të ardhmen e shqiptarëve atje

14:57 | 28 Janar 2024
haradinaj:-zgjedhja-e-talat-xhaferit-si-kryeminister-i-pare-shqiptar,-lajmi-me-i-mire-per-te-ardhmen-e-shqiptareve-atje

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, e uruar Talat Xhaferin që u zgjodh sot kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

Ai tha se zgjedhja e Xhaferit si kryeministër i parë shqiptar në Maqedoninë Veriore përbën lajmin më të mirë për të ardhmen e shqiptarëve atje dhe për shtetin.

“Një fillimvit i mbarë për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, për vet shtetin dhe mbarë rajonin! Zgjedhja e Talat Xhaferit, si kryeministër i parë shqiptar në Maqedoninë Veriore përbën lajmin më të mirë për të ardhmen e shqiptarëve atje dhe për shtetin tonë fqinj. Mikut tim Talat Xhaferi, sikurse kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, i uroj përzemërsisht për këtë të arritur historike, duke qenë të bindur se e ardhmja jonë e përbashkët është në Bashkimin Evropian, në NATO dhe mekanizma tjerë të rëndësishëm ndërkombëtar. Urime!”, ka shkruar Haradinaj.

 

Komento: