Hashim Thaçi reagon pas privimit nga jeta të Qerim Kelmendit

12:50 | 27 Shkurt 2020

Hashim Thaçi ka reaguar pas privimit nga jeta të Qerim Kelmendit.

Përmes një postimi në Facebook, presidenti ka thënë se rasti në fjalë është tronditëse për të gjithë Kosovën.

Ai u ka bërë thirrje institucioneve të rendit dhe ligjit që sa më parë ta zbardhin këtë rast të tmerrshëm dhe fajtorët të vihen para drejtësisë.

Ndërkaq, familjes Kelmendi ai u ka shprehur ngushëllimet e tij, duke i siguruar se do përdorin të gjithë mekanizmat për zbardhjen e këtij rasti.

Postimi i plotë i presidentit:

Privimi tinëzar i Qerim Kelmendit, njërit prej luftëtarëve më të hershëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte tronditëse për mua dhe të gjithë qytetarët e Kosovës.

I bëj thirrje urgjente institucioneve të rendit dhe ligjit, që ta zbardhin këtë rast të tmerrshsa mëm ë shpejtë që është e mundur dhe kryesit e saj t’i vendosën para drejtësisë.

Familjes Kelmendi dhe gjithë bashkëluftëtarëve të Qerimit u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta, duke i siguruar se do t’i përdorim të gjithë mekanizmat ligjorë të shtetit për ta zbardhur këtë rast mizor!.

Komento: