Hashim Thaçit paraqitet para Speciales, nis konferenca e radhës për ecurinë e çështjes ndaj ish-krerëve të UÇK-së

10:31 | 10 Maj 2022

Thaçit paraqitet para Speciales, nis konferenca e radhës për ecurinë e çështjes ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës ka nisur konferenca e radhës për ecurinë e çështjes ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, shkruan Reporteri.

Ish-presidentit Thaçi, konferencën e sotme është duke e ndjekur përmes lidhjes direkte edhe vetë

Ai fillimisht është pyetur nëse e ka marrë aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar të datës 29 prill, për çka Thaçi ka konfirmuar se po.

Përpors Thaçit, sot do të bëjnë paraqitjen e tyre edhe Kadri Veseli, Jakup Krasnqi dhe Rexhep Selimi.

Veseli do të paraqitet para Speciales në ora 11:15, Krasniqi në ora 14:00 dhe i fundit Selimi në ora 15:15.

Që të katërt akuzohen nga Gjykata Speciale për krime lufte.

Komento: