Haxhi Avdyli mundohet të imitoi Edi Ramën, i quan mediat kazan

13:48 | 11 Dhjetor 2020

Haxhi Avdyli imiton Edi Ramën, i quan mediat kazan.

Deputetit të LDK-së, Haxhi Avdylit nuk i kanë pëlqyer raportimit të fundit në media, raporton Gazeta Express.

Bashkëpuntorëi më i ngushtë i u.d të presidentit, Vjosa Osmanit, ka vendosur që t’i quajë mediat kazan, në stilin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës.
Ai këto komente i ka bërë në një shkrim në Facebook.

“Valon Syla dhe Ilir Mirena , me portalet e tyre, janë duke e stërkequr fjalën e lirë dhe gazetarinë .Këta po të mos kishin portalet ndoshta as mahalla e vet sdo i njihte. Ose ndoshta mahalla e tyre do njihte si djem të këqinj. Fjala e lirë dhe fjala publike nënkupton edhe përgjegjësi. Shpifjet tregojnë vetëm nervozën e tyre sepse ata si duket kanë mbetur pa ata që ushqenin kazanet e tyre te shpifjeve. E kazanet si duket po u shuhen pa ata”, ka shkruar ai.
Shkrimi i plotë:

Valon Syla dhe Ilir Mirena , me portalet e tyre, janë duke e stërkequr fjalën e lirë dhe gazetarinë .Këta po të mos kishin portalet ndoshta as mahalla e vet sdo i njihte. Ose ndoshta mahalla e tyre do njihte si djem të këqinj. Fjala e lirë dhe fjala publike nënkupton edhe përgjegjësi. Shpifjet tregojnë vetëm nervozën e tyre sepse ata si duket kanë mbetur pa ata që ushqenin kazanet e tyre te shpifjeve. E kazanet si duket po u shuhen pa ata.

Komento: