Haxhiu kërkon të themelohet një komision hetimor për IML-në

11:54 | 23 Nëntor 2023
haxhiu-kerkon-te-themelohet-nje-komision-hetimor-per-iml-ne

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kërkuar që të themelohet një komision hetimor në lidhje me Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Kështu ka thënë ajo duke shtuar se krimi është aq i madh në këtë institucion, sa që sipas saj, vetëm përmes një komisioni hetimor do të mund të bëhej zbardhja e tyre.

“Ndonëse hetimet preliminare thonë që zjarri ka ndodhur sepse ka pasur një defekt në sistemin elektrik. Unë pajtohem me ata që duket pak e besueshme. Kjo sepse jo rrallë herë ka pasur situata kur IML është përballur me skandale të shumta”, ka thënë Haxhiu./Front Online

Komento: