Haxhiu: Paraja e keqpërdorur duhet të konfiskohet, ajo është e qytetarëve

23:11 | 14 Prill 2021

Ligji anti mafia

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se paraja e pasuria e keqpërdorur duhet të konfiskohet.

“Ajo është e qytetarëve dhe jo individëve të cilët kanë menduar që s’do të ndjeken kurrë për veprimet korruptive“, u shpreh ministrja.

Ajo reagoi edhe ndaj kritikave për projektligjin për konfiskimim e pasurisë së paligjshme, teksa i ftoi për pjesëmarrje në grupet punuese në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.

Postimi i plotë:

Ndër zotimet e para që kemi bërë para zgjedhjeve ka qenë angazhimi maksimal kundër krimit të organizuar e korrupsionit. Për këtë dhe për zotimet tjera kemi marrë mbështetje të madhe qytetare prandaj edhe do të punojmë shumë për t’i jetësuar zotimet tona.Disa nga përfaqësuesit e shoqërisë civile që po e kundërshtojnë konceptin dhe projektligjin për konfiskimim e pasurisë së paligjshme, i ftoj për pjesëmarrje në grupet punuese në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.

Ne do të bashkëpunojmë me secilin që ka qëllime të mira.Paraja e pasuria e keqpërdorur duhet të konfiskohet. Ajo është e qytetarëve dhe jo individëve të cilët kanë menduar që s’do të ndjeken kurrë për veprimet korruptive!

Komento: