Haxhiu për dorëheqjet e serbëve: Prokuroritë dhe gjykatat në veri të vendit janë duke punuar

11:54 | 09 Nëntor 2022

Dorëheqjet, Haxhiu: Prokuroritë dhe gjykatat në veri të vendit janë duke punuar.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se në prokuroritë dhe gjykatat veriore të vendit është duke vijuar puna edhe pas dorëheqjeve të prokurorëve dhe gjyqtarëve të komunitetit serb.

Ajo, në një konferencë për media, ka deklaruar se qytetarët anë duke i marrë shërbimet që ju duhen.

“Menjëherë pasi që kemi kuptuar se i kanë dorëzuar mandatet e tyre prokurorët dhe gjyqtarët unë kam pasur takim me Këshillin Prokurorial, Këshillin Gjyqësor, kryeprokurorin Besim Kelmendin dhe jemi koordinuar që gjykata dhe prokuroria në veri të funksionojë në përputhje me mandatin kushtetues dhe ligjor”.

“Pra, institucionet në veri të vendit janë duke vijuar, pra janë duke punuar, dhe qytetarët janë duke i marrë shërbimet e tyre”, thuhet në njoftim.

Komento: