Haxhiu takon Nasim Haradinajn: Drejtësia sado vonë, triumfon

16:10 | 17 Dhjetor 2023
haxhiu-takon-nasim-haradinajn:-drejtesia-sado-vone,-triumfon

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka takuar të dielën ish-nënkryetarin e OVL-së së UÇK-së, Nasim Haradinaj, i cili u lirua ditë më parë nga Gjykata Speciale.

Gjatë takimit me të, Haxhiu ka thënë se Haradinaj është “shembull të qëndresës në luftë dhe në paqe”.

“Nasim Haradinaj shembulli u qendresës si në luftë edhe në paqe. Drejtësia sado vonë, triumfon”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Komento: