Haxhiu: Udhëheqësit po përfitojnë në emër të taksës, po fshehin skandale e keqpërdorime

22:55 | 17 Gusht 2019

Albulena Haxhiu ka komentuar situatën politike në vend.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se në emër të taksës ndaj Serbisë, udhëheqësit u munduar të fshehin shumë skandale e keqpërdorime.
Sipas saj, të njëjtit tani po mundohen të përfitojnë në emër të taksës.

Postimi i plotë në Facebook:

Në emër të taksës ndaj Serbisë u munduan të fshehin shumë skandale e keqpërdorime.

Tani kur ditët i kanë të numëruara dhe s’kanë vendim tjetër me të cilin mund të lavdërohen e mbështeten, po mundohen të përfitojnë në emër të taksës.

Fat i mirë që askush s’ju beson më, nuk i besojnë as vetes më, në ato që deklarojnë.

Na duhet t’i durojmë edhe ca ditë sepse koha e tyre politike ka perënduar.

Komento: