Haxholli: Ende nuk janë liruar të gjithë shtetasit e Kosovës nga autoritetet serbe

16:33 | 17 Prill 2024
haxholli:-ende-nuk-jane-liruar-te-gjithe-shtetasit-e-kosoves-nga-autoritetet-serbe

Sekretari i Zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, Fatmir Haxholli, ka bërë të ditur se ende nuk janë liruar të gjithë shtetasit e Kosovës që u ndaluan nga autoritetet serbe në pikëkalim kufitar Serbi-Koraci në Bratovc .

Haxholli ka thënë se ai do të jetë i fundit që do të dal nga stacioni policor kufitar në Batrovc dhe sipas tij, kjo ende nuk ka ndodhur.

“Në funksion të mbrojtjes së interesit institucional, interesit publik dhe interesit qytetarë, i ftoj publikisht mediat, që të mos konfirmojnë zhvillime ta papërmbyllura. Unë duhet të jem i fundit që dalë nga stacioni policor kufitar në Batrovc, dhe kjo ende nuk ka ndodh. Kur ky është rasti, për çfarëdo, do të ketë komunikim nga MPJD!”, ka shkruar Haxholli në Facebook.

Komento: