Hazard me rekord të tmerrshëm te Real Madrid

12:05 | 26 Tetor 2021

Rekordi i tmerrshëm i Hazard, ende nuk ka debutuar në “El Clasico”.

Koha e sulmuesit Eden Hazard te Real Madrid deri me tani është vërtetë dëshpëruese.

Belgu iu bashkua “Los Blancos” për më shumë se 100 milionë euro, por asnjëherë nuk ishte afër të gjejë formën e duhur që kishte te Chelsea, transmeton lajmi net.

Shkaku i lëndimeve të shpeshta, Hazard rezultoi të jetë një ndër transferimet më dëshpëruese në histori dhe nuk ka dëshmi më të madhe se rekordi në “El Clasicos”.

Real Madrid nënshkroi me Hazard që të bëjë ndryshimin në ndeshjet e mëdha dhe s’ka asnjë ndeshje me të madhe se “El Clasico”.

Por, që nga arritja te Real Madrid, janë zhvilluar pesë Clasico dhe belgu ende as nuk ka debutuar.

Në katër “El Clasicot” e para, Hazard ishte i lënduar, derisa të dielën e kaluar, qëndroi në stol, i sapo rikthyer nga lëndimi.

Carlo Ancelotti vendosi të mos e rrezikojë dhe Hazard mbetet lojtar pa eksperiencë në “El Clasico” në vitin që është duke dëshpëruar të dëshmojë vetën.

Komento: