Hazard premton se do të kthehet në formën e mirë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Hazard premton se do të kthehet në formën e mirë

18:01 | 23 Shtator 2022

Eden Hazard, është zotuar se do të kthehet në formën e tij më të mirë pasi të zgjidhet “situata delikate” e tij në Real Madrid.

Reprezentuesi belg tregoi shkëlqime cilësore gjatë 65 minutave të tij në fushë në fitoren 2-1 të vendit të tij në Ligën e Kombeve ndaj Uellsit të enjten ,përcjell ORAinfo.

Ky ishte më i gjati që Hazard ka luajtur në një ndeshje të vetme këtë sezon, duke qenë i kufizuar në vetëm një start në nëntë ndeshjet e Madridit, secila prej tyre përfundon me fitore.

Vendi i Hazard në formacionin e Belgjikës është vënë në pikëpyetje përpara Kupës së Botës dhe ish-sulmuesi i Chelseat pranoi se duhet të luajë më rregullisht./ORAinfo/

Komento: