Haziri: Akti i dorëheqjes së kryetarëve në veri nuk u inkurajua asnjëherë nga Kurti, vetëm u insistua të mbajnë detyrën

18:33 | 26 Prill 2024
haziri:-akti-i-doreheqjes-se-kryetareve-ne-veri-nuk-u-inkurajua-asnjehere-nga-kurti,-vetem-u-insistua-te-mbajne-detyren


Të hënën është diskutuar për situatën në Kosovë në seancën e Këshillit të Sigurisë të Organizatës së Kombëve të Bashkuara ku vendi është përfaqësuar nga presidentja Vjosa Osmani.

Në OKB u kërkuar dorëheqja e kryetarëve verior.

Ambasadori francez në Kombet e Bashkuara, Nicolas de Riviere, deklaroi se në veriun e Kosovës duhet të organizohen shpejt zgjedhje, me pjesëmarrje të të gjitha komuniteteve, për t’i zgjedhur kryetarët e rinj të katër komunave me shumicë serbe.

Për këtë temë, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri thotë se diskutimet në OKB konstatojnë gjendjen në vend.

Ai tha se akti i dorëheqjes së kryetarëve në veri nuk u inkurajua asnjëherë nga Kurti, vetëm u insistua të mbajnë detyrën.

“Akti i dorëheqjes nuk është inkurajuar nga kryeministri Kurti asnjëherë përkundrazi ai ka insistuar që kryetarët të vazhdojnë ta mbajnë detyrën e vetë. Akti nënligjor të cilin e ka rregulluar peticioni dhe një referendumi lokal ka qenë i diskutueshëm në Kosovë si i tillë është pranuar por nuk arriti ti zgjedh problemet. Gjithçka çfarë është thënë në OKB është në kuadër të raporteve të rregullta të UNMIK-ut dhe kjo nuk nxjerr probleme veç konstaton gjendjen dhe si një shtet i rëndësishëm siç është Franca kërkoi që të mbahen sërish zgjedhjet atje”, shprehët Haziri për Front Online.

Në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, kryetarët shqiptarë erdhën në krye të komunave në maj të vitit të kaluar, për shkak se serbët, edhe atëherë, i bojkotuan zgjedhjet me ftesë të Listës Serbe – partisë udhëheqëse të serbëve në Kosovë, e cila ka mbështetjen e Beogradit.

 

Komento: