Haziri kritikon qeverisjen për çështjen e liberalizimit të vizave

20:43 | 24 Qershor 2022

Kosova nuk ka marrë asnjë sinjal për heqjen e vizave.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka kritikuar qeverisjen aktuale për çështjen e liberalizimit të vizave.

Haziri, me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se nga 2016-a e deri më tani nuk është shënuar ndonjë progres i madh karshi liberalizimit të vizave, ndryshe nga ajo që mendon partia në pushtet, shkruan lajmi.net.

“Nga Rekomandimi për liberalizim të vizave në vitin 2016, këta kanë mbërri në Deklarim pro liberalizimit, nga Samiti veror i BE-së dje, më 23 qershor 2022”, ka thënë Haziri.

“Shumë prapa po na ktheni. Shumë kohë e humbur për shkak të kauzave të rrejshme”, ka thënë ndër të tjera anëtari i kryesisë së LDK-së.

“E mira është tashmë që Populli (termi i tyre për manipulim me lehtësi të padurueshme) po e heton mashtrimin frapant të tyre”, përfundon postimi i tij.

Haziri ia ka bashkëngjitur postimit të tij edhe një fotografi të vizave të lëshuara ndër vite ndaj tij.

Komento: