Hernandez poston një mesazh të papritur pas ndeshjes

23:27 | 11 Janar 2020

AC Milan, duket se po kthehet në formën e dikurshme.

Sot rossonerët mposhtën Cagliari duke rrëmbyer tri pikë të rëndësishme.

Kuqezinjtë përfunduan duke fituar me një rezultat 0-2, pasi Ibrahimovic dhe Rafael Leao shënuan për Milanin, përcjell ORAinfo.

Kjo ishte një fitore e madhe për kuqezinjtë teksa ngjiteshin lart (përkohësisht) në top 10, pasi edhe ata u afruan më pranë Cagliari në renditje.

Pas ndeshjes, Theo Hernandez postoi mesazhin në mediat sociale (në lidhje me Ibrahimoviç): ‘Faleminderit Zotit për këtë fitore, le të vazhdojmë si kjo”, ka shkruar Hernandez./ORAinfo/

Komento: