Heroi i Milanit, Messias me dedikim të veçantë për golin e fitores ndaj Atletico Madridit

11:47 | 25 Nëntor 2021

Junior Messias ia dedikoi golin e tij debutues në Ligën e Kampionëve atyre që besuan në të pasi mbajti gjallë shpresat e Milanit, vetëm disa vjet pasi punonte si shofer për shpërndarjen e pajisjeve elektro-shtëpiake si frigoriferë dhe rrobalarëse.

Braziliani 30-vjeçar nuk kishte luajtur kurrë më parë në ndeshje evropiane, e lëre më në garën elitare evropiane, Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, në ndeshjen e tij debutuese, ai u ngrit mes qendërmbrojtësve për të shënuar me kokë dhe për t’i dhënë Milanit fitoren 1-0 në Wanda Metropolitano.

“Jam shumë i lumtur me performancën dhe fitoren, do të thotë se jemi ende gjallë, por ka ende shumë punë për të bërë”, ka thënë fillimisht Messias për Amazon Prime Video Italia.

“Ishte gjithçka instinkt, unë thjesht ndoqa lëvizjen dhe ruajta qetësinë ndërsa topi më vinte. Kur jeni të qetë, mund të bëni gjëra të mëdha”.

“Ajo që ndodhi është momenti më i rëndësishëm i karrierës sime, por përulësia është ende shumë e rëndësishme. Nuk duhet të ndihem i poshtëruar nga kritikat dhe as të gëzohem nga komplimentet”.

Në mënyrë të pabesueshme, Messias po luante për Crotonen sezonin e kaluar, por edhe më e çuditshme ishte puna e tij si shofer për të përballuar jetesën vetëm disa vjet më parë dhe ishte në divizionet amatore deri në moshën 28-vjeçare.

“Këtë gol ia dedikoj familjes sime dhe të gjithë atyre që besuan në mua”, përfundoi braziliani i Milanit.

Komento: