Hill: Marrëveshja e Ohrit nuk nënkupton njohjen e Kosovës nga Serbia

14:31 | 01 Shkurt 2024
hill:-marreveshja-e-ohrit-nuk-nenkupton-njohjen-e-kosoves-nga-serbia

Marrëveshja e Ohrit nuk nënkupton njohje, por normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, tha ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill.

Në një intervistë për Bujanovacke, Hill tha se Serbia e ka përmbushur një pjesë të mirë të kësaj marrëveshjeje dhe më e rëndësishmja që mbetet është gjetja e rrugës për anëtarësimin e Kosovës në organizata të ndryshme ndërkombëtare, përcjell FrontOnline.

Nga ana tjetër, siç theksoi ambasadori, Serbia ka të drejtë për Asociacionin.

“Në Kosovë e shohin Asociacionin si një lloj Republika Srpska siç është në Bosnje dhe Hercegovinë, por Asociacioni nuk ka ngjashmëri me Bosnje-Hercegovinën. Megjithatë, të gjithë kanë të drejtën e mendimit të tyre, por jo të shtrembërojnë faktet. Serbia dhe serbët në Kosovë së pari duhet të kujdesen për arsimin dhe shëndetin dhe përmes Asociacionin kanë të drejtë për këtë”, tha Hill.

Ai theksoi se kuptimi i Marrëveshjes së Ohrit është “normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

“Që njerëzit duke kaluar nëpër pikat kufitare nuk mendojnë për politikë, por për të rritur cilësinë e jetës së tyre”, theksoi Hill.

Ai theksoi se beson në normalizim sepse, siç theksoi, “çdo gjë është e mundur”./FrontOnline/

Komento: