Hill të enjten në Bujanoc, takohet me kryetarin Nagip Arifi

13:49 | 30 Janar 2024
hill-te-enjten-ne-bujanoc,-takohet-me-kryetarin-nagip-arifi

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill do ta vizitojë të enjten Komunën e Bujanocit, raporton Front Online.

Hill do të pritet në takim nga kryetari i Bujanocit, Nagip Arifi.

Takimi do të mbahet në Komunën e Bujanocit, duke filluar nga ora 11:00.

Një ditë më herët, të mërkurën, Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill do ta vizitojë të Komunën e Preshevës, ku do të pritet nga kryetari i kësaj komune, Shqiprim Arifi./Front Online/

 

 

Komento: