Hillary mesazh nga Amerika: Ju kam në mendje dhe ju përqafoj shumë – SHBA mbështesin kauzat e juaja – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Hillary mesazh nga Amerika: Ju kam në mendje dhe ju përqafoj shumë – SHBA mbështesin kauzat e juaja

18:14 | 12 Qershor 2019

Kosova ka shënuar 20 vjetorin e çlirimit dhe hyrjes së NATO-s.

Hillary Clinton ndonëse nuk ka arritur të jetë prezente në Kosovë për 20 vjetorin e çlirimit të saj, ajo ka dërguar një video mesazh drejt qytetarëve të vendit.

Clinton ka thënë se ndërhyrja e NATO-s në Kosovës është shembulli më i mirë i ndërhyrjes së suksesshme dhe të nevojshme, raporton periskopi.

‘’Vizita e mëhershme dhe shënimi i përkujtimit sot ka bërë një përparim që qytetarët e meritojnë. Kam parë dyshime dhe pyetje për rolin dhe ekzistencën e NATO’s. Por e dijmë se mbetet esenciale për mbrojtjen e paqes. Përfundimi i luftës ishte detyre e NATO’s dhe unë nuk do të jem në gjendje të jem me juve në këtë ditë”, tha Clinton.

Tutje ajo thotë se kosovarët janë në mendjen e saj duke u dërguar shumë përqafime.

‘’Por ju them se jeni në mendimet e mia dhe po ju dërgoj dëshirat më të mira dhe shumë përqafime për gjërat krahas burrit tim. Punoni drejt integrimit evropian jeni shumë miq të amerikanëve dhe po i mbështesin fuqishëm kauzat e juaja’’.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!