Hisen Berisha: Kurti dhe Sveçla u munduan t`i denigrojnë policët elitarë që protestuan para Policisë

09:11 | 03 Nëntor 2023
hisen-berisha:-kurti-dhe-svecla-u-munduan-t`i-denigrojne-policet-elitare-qe-protestuan-para-policise


Pjesëtarët e FIT-it po kërkojnë kushte më të mira nga Qeveria e cila së fundmi i zhgënjeu ata me shtesat për rrezikshmërinë.

Ata dolën me maska para qeverisë në shenjë proteste.

Një nga pjesëtarët e kësaj njësie ka deklaruar para mediave se nuk lejojnë të përdoren politikisht nga politika.

Në emër të grupit protestues, ai tha se kërkojnë rishikimin e vendimit për shtesat e rrezikshmërisë për këtë kategori.

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha tha se kryeministri Albin Kurti dhe ministri i brendshëm Xhelal Sveçla me postimet e tyre, ku thanë se këta pjesëtarë u paguan nga 2200 euro, u munduan t`i denigrojnë.

“Sjellja e njësive elitare para Qeverisë, e pash që këto veprime të policisë, po mundohen me propogandë, ministri dhe kryeministri, dy dezertorë të luftës, që kishin fyer policët, u munduan t`i denigrojnë dhe me termin se këta kanë lanë territorin dhe po vijnë e protestojnë. Duan t`i nxjerrin në taborrin e njërëzve që nuk kanë përgjegjësi ndaj tyre. Policia e Kosovës, kapaciteti që ishte në protestë, e kanë detyrim, 35 % te kapaciteteve me i pasë në detyrë. Ata nuk kanë qenë të pambuluar”.

Ai tha se rroga e një polici si atyre të Fitit është gjithsej 700 euro, teksa e quajti rrugaç ministrin Sveçla.

“S`jau kanë pagu as orët shtese e as rrezikshërinë. E dini mirë se kush është ministër, janë 9 policë pa sy, kur ai ka qenë rrugaq, kur i ka sulmu institucionet”, theksoi Berisha.

Komento: