Holanda – Çekia, formacionet zyrtare

17:43 | 27 Qershor 2021

Janë bërë publike formacionet zyrtare për ndeshjen Holanda – Çekia.

Holanda dhe Republika e Çekisë do të kërkojnë një vend në çerekfinale të Kampionatit Evropian 2020, kur të përballen sonte në Budapest.

Takimi i 1/8 së finales mes Holandës dhe Çekisë do të zhvillohet në Puskas Arena në Budapest, në orën 18:00.

Fituesi i këtij takimi do të jetë ekipi i tretë që e arrin çerekfinalen e turneut të verës, pas Danimarkës dhe Italisë.

Holanda është në formë jetësore, pasi i fitoi të gjitha tri ndeshjet në fazën grupore, duke i shënuar hiç më pak se tetë gola gjatë asaj kohe.

Çekia, ndërkohë, e arriti fazën e eliminimit direkt vetëm përmes vendit të tretë, si njëra nga katër ekipet e renditura më së miri në vendin e tretë.

Skuadra e Frank de Boer e arriti fazën e eliminimit direkt në Euro për herë të parë që prej vitit 2008. Atë botë ishin eliminuar në rrethin pasues.

Ky do të jetë takimi i tretë mes Holandës dhe Çekisë në Euro, që prej shpërbërjen së Çekosllovakisë.

Formacionet zyrtare:

Holanda:

Çekia:

Komento: