Horoskopi për javën e ardhshme – shikoni se çfarë kanë parashikuar yjet për ju

11:53 | 21 Nëntor 2021

Horoskopi i javës (22 – 28 nëntor), sipas astrologut Jorgo Pulla

Si do nisë java nesër për 12 shenjat e horoskopit? Cila do jetë shenja më me fat dhe çfarë ju pret gjatë kësaj periudhe? Keni lënë pezull një gjë të rëndësishme? Prisni një ofertë për punësim? Lexoni horoskopin e përgatitur nga astrologu i njohur Jorgo Pulla për të mësuar më shumë mbi ato që pritet t’ju ndodhin.

DASHI

Të përgjithshmet: Kjo javë do t’ju detyrojë të vazhdoni punën e vështirë për të arritur qëllimin tuaj. Mos e konsideroni këtë situatë negative, meqë universi me Marsin hyn tek Ujori në 11 ju nxit me mënyrën e tij për të punuar shumë, por në një mënyrë do të sigurojë ekuilibrin tuaj të brendshëm dhe shoqëror.

Parashikimet në dashuri: Qëllimet tuaja personale dhe përkushtimi për një projekt marrin shumë energji dhe këtë kavë ka mundësi të përballeni me bashkëshortin tuaj për këtë arsye. Duhet të mësoni të kombinoni gjërat dhe veçanërisht kur flisni për njerëzit. Nëse jeni duke kërkuar për një partner, kini mendjen se lumturia nuk do t’ju sjellë para, prandaj mos e konsideroni atë si kriterin kryesor në kërkimin tuaj.
Parashikimet profesionale: Në profesion kjo javë do të jetë e madhe dhe e kërkuar. Prandaj shmangni konfliktet dhe nuk mos i kushtoni vëmendje komenteve që mund t’ju çorientojnë. Në lidhje me financat, kufizoni hapjet, sepse momenti nuk është i përshtatshëm për lëvizje të tilla. Mundohuni të mbuloni borxhet tuaja duke e vendosur si prioritet.

DEMI

Të përgjithshmet: Kjo javë me Afërditën që hyn tek Akrepi në 9 ju sjell më afër vetes dhe duket se jeni më shumë të koordinuar me universin. Bashkëpunimet tuaja dhe bashkëjetesa juaj me të tjerët në përgjithësi do të jenë shqetësimi juaj. Përpiquni të ndreqni problemet që hasni në kontaktet tuaja me ata rreth jush, në mënyrë që ato të normalizohen.
Parashikimet në dashuri: Sentimantalisht kjo javë me Merkurin duke shkuar tek Virgjëresha nga data 6 dhe më pas do të jetë mjaft e mirë dhe do t’ju jepet mundësia të përjetoni momentet e kënaqësisë me partnerin tuaj. Për aq kohë sa jeni bashkë, lini çdo vështirësi që ju shtyn menjanë për të mos prishur klimën e mirë. Nëse jeni vetëm, lejoni të shfaqet personaliteti tuaj.
Parashikimet profesionale: Në punën tuaj gjërat po përparojnë mjaft mirë për planet tuaja. Bashkëpunimet tuaja do t’ju shqetësojnë mjaft. Gjithashtu, ka mundësi që të jeni në dilemë, pasi zemra juaj do të kërkojë të tjera, dhe logjika do t’ju çojë diku tjetër. Dëgjoni instinktet tuaja dhe do të gjeni rrugën tuaj. Në financat kufizoni shpenzimet që ju kanë nxjerrë jashtë planifikimit tuaj.

BINJAKËT

Të përgjithshmet Jeni duke medituar sepse disa skandale që kanë të bëjnë me çështje familjare ose biznesi ju kanë shqetësuar. Presioni që ndjeni duhet të kontrollohet, sepse nëse tregoni ndjenjën në këtë moment, reagimi do të jetë një! Tregoni guxim. Mos lejoni që t’ju tërheqë vala. Mbani qëndrimin e duhur tuajin dhe Merkuri nga Virgjëresha më datë 6 dhe më pas do të ju ndihmojë për të arritur gjithçka që keni në mendje!
Parashikimet në dashuri Një bisedë e relaksuar me partnerin tuaj do t’ju ndihmojë të largoni emocionet e shqetësuara dhe të gjeni zgjidhje për çështjet që duket se ju shqetësojnë shumë. Pasiguritë nuk kanë vend në marrëdhënie, sepse nëse lejoni të hyjnë në të, do të krijohen tensione të mëdha. Ju që jeni duke kërkuar këtë periudhë për një partner shijoni komunikimin njerëzor dhe mos jini negativ në lidhje me njohjet e reja.
Parashikimet profesionale Sentimentalisht duhet të tregoni qëndrimin tuaj dhe të pranoni disa situata në mënyrë që të shkoni më tej. Përveç kësaj, vetë universi me Hënën e Re që po ndodh tek Virgjëresha në 9, çon në përfundimin e situatave, në mënyrë që një rreth i ri të hapet. Mos bëni shpenzime të kota dhe do të shihni një përmirësim të ndjeshëm në financat tuaja.

GAFORRJA

Të përgjithshmet: Vendosja e planetit me Hënën e Re që do të ndodhë tek Virgjëresha më datë 9 ju favorizon premtimin e fillimit të një periudhe me krijueshmëri të mjaftueshme dhe me kënaqësi të madhe. Përmes argëtimit ose një udhëtimi do të jeni në gjendje të shihni gjërat më mirë dhe të përqendroheni në thelbin e jetës. Kënaqësia do të jetë e thellë dhe e vërtetë, e aftë t’ju ndihmojë të rifilloni, të rigjeneroni, më shumë mençuri dhe pasion!
Parashikimet në dashuri: Nëse bëni plane për marrëdhënien tuaj, kjo periudhë me Afërditën që hyn tek Akrepi në 9 do t’ju ndihmojë ta realizoni atë. Bëni hapin tjetër dhe është e sigurtë se do ta bëni me siguri dhe besim, pasi gjërat tashmë janë zgjidhur brenda jush dhe dini se çfarë dëshironi. Nëse vetmia është shoqja juaj e vetme, mos qëndroni në shtëpi këtë javë. Shkëlqimi që lëshoni rrit bukurinë në tifozët ose admiruesit tuaj!
Parashikimet profesionale: Në zhvillimet profesionale, dëshirat dhe nevojat tuaja plotësohen. Përveç kësaj, erdhi koha! Pas kaq shumë përpjekjeje dhe këmbëngulje gjërat fillojnë të rrokullisen pozitivisht për ju! Bashkëpunimet brenda në punë janë duke u përmirësuar prandaj përfitoni nga ato! Sidomos për të përmirësuar situatën tuaj financiare.

LUANI

Të përgjithshmet Dukeni të ngatërruar me ndjenjat tuaja në lidhje me njerëzit që ju rrethojnë dhe që janë në rrethin tuaj të ngushtë të kontakteve. Mos i injoroni dhe përpiquni të jeni të drejtpërdrejtë për të shpëtuar dhe të ndiheni më mirë. Ndoshta një reagim i bën gjërat më keq, prandaj kontrolloni impulsin tuaj.
Parashikimet në dashuri Sentimantalisht duhet të tregoni pjekurinë këtë javë me presionin që ndjeni nga pozicioni i Marsit tek Bricjapi. Një marrëdhënie është e komplikuar dhe gjërat nuk punojnë gjithnjë me saktësi matematikore. Pra mos bëni asnjë supozim rreth distancës që partneri juaj mund të mbajë. Keni një sjellje poseduese që bën keq dhe nuk përmirëson problemin.
Parashikimet profesionale Kjo javë pritet të jetë mjaft e qetë për profesionin tuaj. Vendosja planetare me Merkurin që hyn tek Virgjëresha në 6 nuk rregullon problemet dhe tensionet, por duket se psikologjia juaj e ngatërruar mund t’ju bëjë të reagoni apo edhe të shpërtheni. Qetësia dhe bilanci qëndrojnë në duart tuaja. Mos e hidhni tutje! Në ekonomi tregoni përmbajtje, sepse keni tendencën të shpenzoni kot!

VIRGJËRESHA

Të përgjithshmet Vendosja planetare me Merkurin që zhvendoset nga data 6 dhe pastaj Hëna e re që është në shenjën tuaj më datë 9 është shumë e dobishme këtë javë dhe do t’ju ndihmojë të gjeni përgjigje për çështjet që kanë të bëjnë me ju. Mendja duket të jetë e pastër dhe mund të gjeni gjëra që do t’ju ndihmojnë të shkoni më tej. Informacionet që do të merrni këtë javë duhet t’i injoroni. Përkundrazi, mbajini dhe së shpejti do të arrini t’i “lidhni” ato me fakte.
Parashikimet në dashuri Duhet guxim dhe kurajo dhe mos hiqni dorë nga disa situata dhe sidomos në një marrëdhënie. Pra, nëse jeni në një lidhje që keni bërë shumë, merrni një iniciativë për të udhëhequr gjërat në zgjidhje dhe jo në përfundim … Nëse jeni beqarë duhet të rifitoni vetëbesimin tuaj. Së shpejti do të vijnë ndryshime të këndshme.
Parashikimet profesionale: Në punë duhet seriozitet dhe duhet të merrni vendime të rëndësishme. Sigurohuni të qëndroni me kritika përballë të dhënave që keni dhe nuk pranoni asgjë pa ju pyetur. Kujdes ndaj shpenzimeve të paarsyeshme që mund t’ju nxjerrin jashtë buxhetit tuaj. Ju ja keni arritur mirë deri më tani.

PESHORJA

Të përgjithshmet Jeni në një kohë kur forcat tuaja duket se po largohen. Në përputhje me përvojat e të kaluarës, keni arritur në një pikë ku nuk mund të menaxhoni më. Mos e teproni dhe mos e detyrojeni veten më shumë se ç’duhet. Gjeni rrugën tuaj për të mbushur bateritë para se të ktheheni në garë!
Parashikimet në dashuri Sentimentalisht kjo javë me Merkurin që shkon tek Virgjëresha nga data 6, duket bujar me ju dhe universi ju jep momente të këndshme me bashkëshortin tuaj. Arsyeja e vetme për të shkuar gjerat mirë do të jetë qëndrimi juaj, kështu që relaksohuni dhe largoni grindjet! Me favorin e planetit vendosni joshjen tuaj, kështu që ju që jeni vetëm mos harxhoni kohë dhe përfitoni nga kjo!
Parashikimet profesionale Kjo javë do të ketë rezultate shumë të mira. Duket që produktiviteti juaj do të jetë në një nivel shumë të mirë dhe do të arrini të ndani më shumë detyrime. Qëndroni i fokusuar, dhe mos lejoni gjëra që nuk kanë lidhje t’ju çorientojnë. Ekonomia kërkon vetëpërmbajtje! Absolutisht!

AKREPI

Të përgjithshmet: Ankthi dhe nervat ju bëjnë të paralizoni dhe madje të flisni me veten. Frenohuni dhe mos lejoni që ngjarjet t’ju tërheqin. Kthehuni tek njerëzit tuaj të dashur këtë javë. Me Afërditën që hyn në shenjën tuaj në 9 do të jetë mbështetja më e rëndësishme që ju mund të merrni. Shpjegoni me ndershmëri dhe merrni përgjigjet që kërkoni.
Parashikimet në dashuri Lini menjanë problemet e së kaluarës dhe përkushtojani këtë periudhë vetes dhe partnerit tuaj. Jepini kohë marrëdhënies për t’u qetësuar dhe për t’u bërë më i butë. Nëse vetmia është shoqja juaj e vetme, mos humbisni mundësinë për të takuar miq, sepse nga atje do të ketë kontakte interesante, madje edhe një njohje të re interesante.
Parashikimet profesionale Puna juaj do t’ju shqetësojë shumë, por puna dhe lodhja e së kaluarës do t’ju shpërblejë, kështu që gjithçka do të zhvillohet sipas dëshirës. Vetëm kujdesuni për planifikimin tuaj financiar dhe mos u tërhiqni në shpenzimet e kota që nuk mund të mbuloni.

SHIGJEATRI

Të përgjithshmet Ka stagnim në punët tuaja dhe kjo javë duket të jetë disi e theksuar në ndjenjat tuaja. Vetëpërmbahuni, kontrolloni ato që ndjeni dhe sqaroni mendimet tuaja. Mos i humbni ato dhe mos lejoni që t’ju mbulojë zhgënjimi. Universi me Merkurin që shkon tek Virgjëresha në 6 dhe Hëna e Re që po ndodh në të njëjtën shenjë në 9 do të ndihmojë në lëvizjen e informacionit dhe komunikimit duke rezultuar në disa lajme që do të arrijnë në veshët tuaja për t’ju dhënë një frymë të madhe.
Parashikimet në dashuri Kjo javë është mjaft e kënaqshme për ndjenjat tuaja me Afërditën që hyn tek Akrepi në 9. Pritet të jetë e qetë dhe mund të kaloni qetësisht mbrëmjen me partnerin tuaj. Një film apo një shëtitje do të ringjallë dhe do t’ju bëjë më të gëzuar. Ju që lëvizni vetë, përfitoni nga kushtet për të ndërtuar jetën tuaj personale. Hapni sytë!
Parashikimet profesionale Në punë do të shfaqen sugjerime që kërkojnë mendim dhe qetësi. Mos bëni lëvizje të nxituara, veçanërisht nëse ato përfshijnë një transaksion financiar. Këshilla që merrni nga persona prestigjiozë dhe të moshuar do të jetë e rëndësishme për të organizuar lëvizjet tuaja të ardhshme.

BRICJAPI

Të përgjithshmet Besoni fuqishëm se një mënyrë më e mirë jetese me më shumë ngushëllime do të ishte e vlefshme pas shumë problemeve që keni. Një shtëpi më e madhe apo disa qetësime në jetën e përditshme do të ishte diçka që do të bënte të ndiheshit më mirë. Bukuria dhe luksi ju nxisin, por më mirë mendoni prapë me realizmin sidomos tani që Saturni kthehet në një rrugë të drejtë në shenjën tuaj më 6!
Parashikimet në dashuri Çfarëdo që ju shqetëson në jetën tuaj sentimentale kjo javë me Merkurin duke shkuar tek Virgjëresha në 6 dhe Hënën e Re duke zhvilluar në të njëjtën shenjë në 9 do duhet të zgjidhet. Këtë do ja arrini me humor të mirë dhe fleksibilitet. Dëgjoni partnerin tuaj dhe mos shikoni përpara. Ndoshta pozita e tij ju befason pozitivisht. Ju që kërkoni të gjeni një partner tregoni ndjenjat tuaja tek personi që ju tërheq. Fati është me ju.
Parashikimet profesionale Jeta juaj profesionale është e ngutshme, jo për shkak të ritmeve, por për shkak të pritjeve tuaja. Keni shumë ankth për të shkuar gjërat mirë dhe për t’ja arritur qëllimit! Çlodhuni dhe merrni frymë. Në financat tuaja, do të keni një rritje në të ardhurat tuaja.

UJORI

Të përgjithshmet Faza planetare këtë javë me Merkurin lëviz tek Virgjëresha në 6 dhe Hënën e Re që ndodh në të njëjtën shenjë më 9 nxjerr në sipërfaqe fytyrën tuaj dhe ju ndihmon për të bashkëpunuar në harmoni me njerëzit përreth jush. Çfarë do të thotë kjo? Në kontaktet tuaja me të tretët do të jenë shumë të kujdesshëm duke u përpjekur për të mbajtur ekuilibrin dhe të mos fajësoni askënd. Kjo është një çështje e moralit. Nga ana tjetër në bashkëpunimet jeni kampion i teorisë që thotë se të dyja palët duhet të fitohen në mënyrë që të arrihet një bashkëpunim.
Parashikimet në dashuri Tensioni që ekziston nga jeta e përditshme shprehet shumë herë me grindje, zëra dhe konflikte. Nuk ja vlen të prishni harmoninë e marrëdhënies për gjërat që mund të zgjidhni ndryshe dhe më efektivisht. Ju që kërkoni të gjeni njeriun tuaj, hiqni veten nga shtypja që ushtroni dhe sapo të çliroheni do të jeni në gjendje të ecni përpara.
Parashikimet profesionale Në punë mund të negocioni me sukses këto ditë. Promovoni interesat tuaja dhe shihni planet tuaja të bëjnë përparim. Në marrëveshjet që bëni, merrni kohë për të peshuar të gjitha parametrat. Në financat ndaloni të shpenzoni kot, sepse dhe rezervat një ditë do marrin fund!

PESHQIT

Të përgjithshmet Për të arritur diçka afatgjatë, si një shënjestër e madhe, duhet të praktikoni me përpikëri. Për sa kohë që trajnoni entuziazmin dhe impulset tuaja, duke ndjekur një program, qëllimi juaj është balancimi dhe kënaqësia do t’ju përmbysë. Organizoni, merrni kohë dhe mos lini askënd t’ju bëjë presion.
Parashikimet në dashuri Sentimentalisht për të qënë e sukseshme marrëdhënia tuaj duhet të kontrolloni më mirë ndjenjat tuaja. Mundohuni t’i balanconi forcat kontradiktore në marrëdhënien që e lodhin dhe e shkatërrojnë atë. Frika dhe dyshimi nuk kanë vend në jetën tuaj emocionale.
Parashikimet profesionale Logjika, disiplina dhe vetëbesimi do t’ju japë suksese dhe rezultate të mira në fushën profesionale tani që Merkuri do të shkojë tek Virgjëresha nga data 6 e tutje. Gjithashtu sigurohuni që të mos i zbuloni ende planet tuaja, sepse mund të ekspozoheni dhe të mos arrini të bëni lëvizjet që dëshironi. Shpenzimet e jashtëzakonshme priten në ekonomi, të cilat në mënyrë praktike do arrini t’i rregulloni.

Komento: