Hoti: Edhe në dy lokacione të tjera do të fillojnë gërmimet

18:44 | 09 Nëntor 2023
hoti:-edhe-ne-dy-lokacione-te-tjera-do-te-fillojne-germimet


Nga janari i këtij viti e deri më tani gërmime janë bërë në 12 lokacione.

Këtë e ka bërë të ditur për Front Online kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin Hoti.

Por, gërmime pritet të fillojnë edhe në dy lokacione të tjera që dyshohet për mbetje mortore.

 “Lokacioni i Prekazit është lokacion i 12 brenda këtij viti që kemi bërë gërmime, dhe para këtij lokacioni kemi qenë në Arbanë të Prizrenit, para Arbanës kemi qenë në Bishtarzhin, ka pas gjetje, lokacioni i Prekazit i bie që të jetë lokaiconi i shtatë me gjetje në Republikën e Kosovës, i kemi edhe dy lokacione të tjera, por natyrisht që do të vazhdojmë të gërmojmë edhe Prekaz në ditët në vijim”, deklaroi ai për Front Online.

Komento: