Hoti flet me Osmanin, i premton se do të analizojë funksionimin e misioneve diplomatike – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Hoti flet me Osmanin, i premton se do të analizojë funksionimin e misioneve diplomatike

13:38 | 25 Nëntor 2020

Kryeministri Avdullah Hoti ka zhvilluar një bisedë telefonike me u.d së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. Gjatë kësaj bisede Hoti i ka premtuar Osmanit se do të analizojë funksionimin e misioneve diplomatike.

Kjo ka ardhur si rezultat i reagimit të Osmanit pas emërimit të djalit të deputetit të AAK-së, Haxhi Shala si Konsull i Përgjithshëm në Pragë të Çekisë.

Hoti përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar gjithashtu se i ka uruar shërim Osmanit pas infektimit me virusin COVID-19.

“Sot, në një bisedë telefonike, i kam uruar shërim të shpejtë Kryetares së Kuvendit dhe ushtrues së detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani. E njoftova Osmani se Qeveria e Republikës së Kosovës do të përmbyllë së shpejti analizën e rishikimit funksional të rrjetit të misioneve diplomatike të Kosovës. Mbi bazën e kësaj analize, do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme: (1) për të siguruar funksionim efikas të misioneve diplomatike të Republikës së Kosovës; dhe (2) përbërja e misioneve diplomatike të jetë në përputhje me ligjin”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Komento: