Hoti i bindur: Tema e Asociacionit nuk hapet më – nëse dialogu nuk shkon përpara, faji është i Serbisë

10:25 | 28 Shtator 2020

Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Kosova ka marrë vendime bukur të vështira që procesi i dialogut me Serbinë në Bruksel të riniste.

“Ne kemi treguar konstruktivitet karshi këtij procesi. Sa për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, ajo temë nuk hapet më sepse është mbyllur me marrëveshjen e vitit 2013”, ka thënë Hoti në konferencë pas mbledhjes së sotme të Qeverisë, njofton Klan Kosova.

“Asociacioni i tillë nuk diskutohet. Ka tema të tjera”.

“Unë do të kujdesem që procesi i dialogut të shkojë përpara. Nëse nuk shkon përpara do të jetë për shkak të Qeverisë së Serbisë që nuk është e gatshme që të shkojë drejt marrëveshjes përfundimtare”.

Sot Hoti ka pasur që të takohet me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, por që takimi është shtyrë.

Sipas të Dërguarit të BE-së për këtë proces, Miroslav Lajccak, arsye për këtë ka qenë situata me COVID-19.

Komento: