Hoti kritikon projektligjin për Administrimin e Procedurave Tatimore: I shkruar me gjuhë kufizuese

13:15 | 09 Nëntor 2023
hoti-kritikon-projektligjin-per-administrimin-e-procedurave-tatimore:-i-shkruar-me-gjuhe-kufizuese

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, e ka kritikuar projektligjin për Administrimin e Procedurave Tatimore.

Sipas tij, projektligji në fjalë është shkruar me gjuhë kufizuese, në vend se të shkruhej në gjuhë informative.

“Ligjet që prekin 60 mijë biznese janë shumë të rëndësishme që të kalohen kështu pa konsultime të nevojshme”, ka thënë Hoti.

“Sikur në çdo ligj ka kufizime dhe ka kuptim që ligjet shkruhen në mënyrë kufizuese, nëse e lexoni këtë ligj ju e vëreni se 90 për qind e tyre janë të shkruara me gjuhë kufizuese”, ka shtuar ai.

“Ky do t’i përkeqësojë kushtet e të bërit biznes, ne kemi me ra në rangimin ndërkombëtar mu për shkak të kufizimeve që nuk janë afirmative për nxitje të njerëzve”, ka shtuar ai.

Komento: