Hoti mbështetë vendimin e PZAP-së: Gjithkush që ka probleme me ligjin, nuk mund të kërkojë të marrë post publik

12:26 | 27 Janar 2021

Hoti: Gjithkush që ka probleme me ligjin, nuk mund të kërkojë të marrë post publik.

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti e ka komentuar vendimin e PZAP rreth certifikimit të kandidatëve të disa subjekteve politike, duke thënë se vendimet e organeve të drejtësisë duhet të respektohen pa i komentuar.

“Vendimet e organeve të drejtësisë duhet të respektohen. Fokusi im dhe dëshira ime është që unë të ballafaqohem me të gjitha kandidatët për kryeministër, sigurisht duke i përmbushur kriteret elementare të respektimit të ligjit. Gjithkush që ka probleme me ligjin, nuk mund të kërkojë të marrë post publik apo të dalë para qytetarëve”.

“Motoja jonë është normalitet, stabilitet dhe zhvillim. Unë jam munduar të sjellë sa më shumë normalitet në jetët tona sepse kështu mund të kemi zhvillim afatgjatë”, tha ai.

Këto deklarata Hoti i bëri pas homazheve te Pllaka përkujtimore për hebrenjtë, që pësuan gjatë holokaustit.

Ai tha se sot është ditë veçantë për komunitetin hebrenj dhe se populli shqiptar është ndër popujt që më së miri i kupton vuajtjet që kanë pas.

“Unë vendosa një buqetë me lule në shenjë respekti. Jam krenar që si popull dhe si shqiptar, ata kanë gjetur strehim plot pjesëtarë të këtij komuniteti në Kosovë dhe Shqipëri”, tha ai.

Komento: