Hoti pas takimit me Ursula von der Leyen: Kam ngritur çështjen e liberalizimit të vizave

21:04 | 25 Qershor 2020

Kryeministri Avdullah Hoti është takuar sot me kryetaren e Këshillit Europian.

Hoti nga Brukseli ka njoftuar se në takimin me kryetaren e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka ngritur çështjen e liberalizimit të vizave duke e përsëritur se Kosova i ka plotësuar kriteret e kërkuara.

Ai tha se shpreson që BE-ja t’i vlerësojë arritjet e Kosovës dhe t’ia jep vizat kosovarëve.

“Institucionet e Kosovës me punë të vazhdueshme kanë shënuar rezultate të prekshme në përmbushje të kritereve për liberalizim të vizave dhe shpresojmë se Bashkimi Evropian do t’i vlerësojë këto arritje e t’i heqë vizat për kosovarët”.

“Këtë çështje e kam ngritur edhe me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Me kryetaren biseduam edhe për çështjet e tjera të aktualitetit politik dhe gatishmërinë e Qeverisë së re të Kosovës për qeverisje të mirë dhe transparente”.

Komento: