Hoti për Qeverinë Kurti: Pikë e pesë i ka bërë shqiptarët në rajon

09:33 | 26 Prill 2024
hoti-per-qeverine-kurti:-pike-e-pese-i-ka-bere-shqiptaret-ne-rajon

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se Qeveria Kurti, gjatë këtij mandati i kanë bërë ‘pikë e pesë’ shqiptarët në rajon.

“Njohje s’ka, partnerit për Paqe s’ka, anëtarësime të reja nuk ka, zhvillim ekonomik nuk ka, reforma në drejtësi nuk ka, investime kapitale nuk ka, integrime brenda shqiptare nuk ka. Përkundrazi, pikë e pestë shqiptarët në Luginë e Preshevës, pikë e pestë me shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, nuk komunikojmë me Qeverinë e Shqipërisë. Kjo është situata që kanë kriju këta njerëz gjatë këtij mandati”, tha Hoti.

Komento: