
Kryeministri e përmirëson gabimin me pozitën e Demaçit në luftë.
Avdullah Hoti e ka përmirësuar pozitën e Adem Demaçit në UÇK. Fillimisht, Kryeministri tha se Demaçi ishte Zëdhënës i UÇK’së por pastaj e përmirësoi këtë duke e shkruar saktë “Përfaqësues Politik i UÇK’së”.
Pozitën e Zëdhënësit të Përfaqësuesit Politik të UÇK’së e ka mbajtur Albin Kurti kurse Zëdhënës i gjithë Ushtrisë Çlirimtare ka qenë Jakup Krasniqi.
“Si udhëheqës i Këshillit për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut, në vitin 1991 u nderua nga Parlamenti Evropian me Çmimin “Saharov”.
Gjatë periudhës 1998-1999, ishte përfaqësues politik i UÇK-së. Ai ishte edhe kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, gjatë periudhës 2005-2007″, ka shkruar Kryeministri.

