Hoti premton avancimin e ligjit për financat e pushtetit lokal, për të forcuar kapacitetet e komunave – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Hoti premton avancimin e ligjit për financat e pushtetit lokal, për të forcuar kapacitetet e komunave

12:25 | 18 Tetor 2020

Hoti thotë se për të forcuar kapacitetet e komunave, qeveria do avancojë ligjin për financat e pushtetit lokal.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti përgëzon Asociacionin e Komunave të Kosovës për bashkëpunimin me Kongresin e Pushtetit Lokal në Strasburg.Hoti shkruan se me këtë bashkëpunim do ndihmohen komunat për të forcu kapacitetet përmes shkëmbimit të praktikave me vendet e BE-së.

Ai thotë se Qeveria do ndihmojë duke avancuar ligjin për financat e pushtetit lokal.

Ky është postimi i tij i plotë:

E përgëzoj Asociacionin e Komunave të Kosovës për nisjen e bashkëpunimit formal me Kongresin e Pushtetit Lokal dhe Rajonal të Këshillit të Evropës, me seli në Strasbourg, për promovimin e standardeve evropiane të demokracisë lokale.Përmes këtij bashkëpunimi do të vlerësohet niveli i zbatimit të parimeve të Kartës Evropiane për Vetëqeverisje Lokale në Kosovë, si dhe do të zhvillohet udhërrëfyesi për komunat dhe institucionet për të fuqizuar demokracinë lokale në Kosovë.

Përmes këtij bashkëpunimi do të ndihmohen komunat për të forcuar kapacitetet e tyre përmes shkëmbimit të praktikave më të mira me komuna në vendet e BE-së.Qeveria e Kosovës do të ndihmojë në këtë drejtim, duke avanuar ligjin për financat e pushtetit lokal dhe rregullativën tjetër ligjore.

Komento: