Hoti shkarkoi Qalajn për shkak të performancës, ja kë emëroi ushtrues detyre!

16:39 | 16 Tetor 2020

Rashit Qalaj më nuk do të jetë drejtor i Policisë së Kosovës.

Zyra e kryeministrit të Kosovës, ka njoftuar se kryeministri Avdullah Hoti shkarkoi sot nga detyra, drejtorin e Policisë së Kosovës, Rashit Qalajn.

“Në përputhje me kompetencat ligjore dhe bazuar në raportin e performancës për drejtorin e Policisë së Kosovës, sot Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka liruar nga detyra Rashit Qalaj, nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës”, njofton kryeministria.

Tutje, theksohet se në përputhje me Ligjin për Policinë, Kryeministri Hoti ka emëruar Samedin Mehmeti, ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës”.

Komento: