
Pas kthimit nga Brukseli, Hoti thërret konferencë për media.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti do të mbajë sot konferencë për media në ora 11:00, në objektin e Qeverisë, raporton Express.
Përmes një njoftimi drejtuar mediave, Zyra e Kryeministrit ka bërë me dije se kjo konferencë vjen pas vizitës së tij në Bruksel.
“Kryeministri Avdullah Hoti, pas kthimit nga vizita zyrtare në Bruksel do të mbajë konferencë për media”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, Hoti do të raportojë në lidhje me takimin në Bruksel edhe në Komisionin për Integrim Evropian.