Hoti thotë se Qeveria shkeli sërish Kushtetutën kur përjashtoi sherbimet e Telekomit nga prokurimi publik

17:20 | 03 Prill 2020

Ish-zëvendëskryeministri, Avdullah Hoti, ka vazhduar me akuza ndaj Qeverisë Kurti.

Hoti ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për përjashtimin e shërbimeve të Telekomit nga procedurat e prokurimit publik, ku sipas Hotit ky vendim është antikushtetues.

Hoti ka theksuar se ky vendim i qeverisë në detyrë është kundërkushtetues sepse e kufizon konkurrencën e lirë.

Ai thotë se ligji i prokurimit mund të përjashtohet përvec kur të blihen pajisje ushtarake jo standarde, mjete speciale për AKI’në, policinë dhe FSK’në.

Tutje, Hoti thotë se edhe në këto raste përjashtohen vetëm procedurat e hapura të prokurimit dhe zbatohet procedurat e mbyllura dhe negocuese për të siguruar vlerën për paratë që paguhen.

“Shërbimet telefonike, të televizionit kabllovik dhe internetit që ofron Telekomi nuk përbejnë shërbim të veçantë shtetëror, por shërbime publike që secili nga ne e kemi në familjet tona”, ka shkruar ai.

Komento: