Hovenier: Habitem me ata që s’e kanë parë dhe po e komentojnë draft-statutin e Asociacionit

11:09 | 09 Nëntor 2023
hovenier:-habitem-me-ata-qe-s’e-kane-pare-dhe-po-e-komentojne-draft-statutin-e-asociacionit

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se është i habitur me numrin e njerëzve që po e komentojnë draft-statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe që ende nuk e kanë parë atë.

Në një konferencë për media, ai ka theksuar se ky draft-statut nuk ngërthen në vete një autonomi apo kompetenca ekzekutive, transmeton FrontOnline.

“Së pari jam abuzuar nga numri i njerëzve që po e interpretojnë draft-statutin që nuk e kanë parë. Ky është një trik shumë mbresëlënës. Në fund të ditës ata që nuk e kanë parë, nuk kanë shumë bazë për të folur rreth tij”, ka thënë Hovenier./FrontOnline/

 

Komento: