Hovenier: I nderuar që shërbeva në ekipin e Ahtisaarit, kam mësuar duke u frymëzuar prej tij

12:13 | 16 Tetor 2023
hovenier:-i-nderuar-qe-sherbeva-ne-ekipin-e-ahtisaarit,-kam-mesuar-duke-u-frymezuar-prej-tij

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier vlerësoi kontributin e jashtëzakonshëm për paqe të ish-presidentit finlandez, Martti Ahtisaari, i cili vdiq sot.

Hovenier në vitin 2006 ishte anëtar i ekipit të OKB-së të udhëhequr nga Ahtisaari dhe thotë se ka mësuar e është frymëzuar nga ai.

“Unë bashkohem me popullin e Finlandës, Kosovës dhe anembanë globit në zi për vdekjen e ish-presidentit finlandez Martti Ahtisaari. Ai ia kushtoi jetën paqes dhe drejtësisë dhe dha një kontribut të jashtëzakonshëm për stabilitetin dhe sigurinë në Kosovë dhe rajon”, shkroi Hovenier.

“Isha i nderuar të shërbeja si anëtar i ekipit të tij, duke mësuar dhe duke u frymëzuar nga një paqebërës i vërtetë”, shtoi ai.

Hovenier kishte qenë pjesë e ekipit e OKB-së të udhëhequr nga i dërguari special Martti Ahtisaari që ishte përgjegjës për negociatat e statusit të vendit që do të bëhej shtet.

Komento: