
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Jeffery Hovenier, tha se Amerikan beson që katër kryetarët në veri janë zgjedhur në formë ilegale, por sipas tij, inicimi i qytetarëve për largimin e kryetarëve është hap për de-përshkallzim.
Ai i ka mirëpritur kërkesat e qytetarëve serbë për kërkesat për inicimin e peticioneve për largimin e katër kryetarëve të komunave në veri të Kosovës. Ai i ka bërë këto deklarata, pas një bashkëbisedimi me studentë në Mitrovicë, raporton eo.
“Më duhet të them se është jashtëzakonisht e rëndësishme që të gjitha institucionet në Kosovë në të gjitha nivelet të bëjnë gjithçka që është e mundur për të lehtësuar zbatimin e plotë të këtij udhëzimi administrativ që duhet në rrugën që i siguron qytetarët që të mund të ushtrojnë të drejtat e tyre demokratike”.