
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier ka kërkuar që të zbatohet marrëveshja bazë e arritur mes Kosovës dhe Serbisë si dhe aneksi i implementimit.
Sipas tij, sulmi i 24 shtatorit e beri të qartë që në këtë drejtim duhet të lëvizet përpara.
Hovenier në ATV-ka deklaruar se në marrveshjen themelore nga të dyja palët ka angazhime të mira, transmeton Front Online
“Unë mendoj se 24 shtatori nënvizoi dhe e bëri shumë të qartë se sa urgjente është që të lëvizet para me këtë punë të rëndësishme që të arrihet implementimi i plotë nga të dyja palët, për të gjitha zotimet në marrëveshjen bazë dhe aneksin e implementimit. Ka shumë angazhime të mira në këtë marrëveshje themelore. Ato përfshijnë gjëra si shmangja e përdorimit të forcës, zgjidhja e probleme përmes mënyra paqësore, respekt për kufijtë e njëri-tjetrit. Ka zotime edhe në anën e Kosovës, lidhur me shtyrjen përpara të asociacionit të komunave me shumicë serbe, si një mjet për të adresuar shqetësimet e komunitetit etnik serb këtu. Ne po ashtu mendojmë se kjo është shumë e rëndësishme dhe urgjente”, ka thënë ai./Front Online