Hovenier takon drejtuesit e Qendrës Burimore të Personave të Zhdukur: Të punohet për të zgjidhur rastet

16:13 | 06 Nëntor 2023
hovenier-takon-drejtuesit-e-qendres-burimore-te-personave-te-zhdukur:-te-punohet-per-te-zgjidhur-rastet

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, këtë të hënë është takuar me drejtuesit e Qendrës Burimore të Personave të Zhdukur.

Me anë të një postimi në platfromën “X”, Hovenier ka përsëritur thirrjen për zyrtarët që të kapërcejnë dallimet dhe të punojnë së bashku për të zgjidhur rastet.

Ai thotë se kanë kaluar shumë vite me shumë pak përgjigje për familjet e të zhdukurve gjatë luftës në Kosovë.

“Jam i nderuar të takohem sot me drejtuesit e Qendrës Burimore të Personave të Zhdukur dhe të dëgjoj për punën e tyre të rëndësishme. Ne përsërisim thirrjen tonë për zyrtarët që të kapërcejnë dallimet dhe të punojnë së bashku për të zgjidhur rastet. Kanë kaluar shumë vite me shumë pak përgjigje për familjet e të zhdukurve”, shkroi Hovenier.

Komento: