Hovenier takon Kurtin – ambasadori mban konferencë pas takimit

11:22 | 05 Shkurt 2024

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier do të mbajë konferencë për media para ndërtesës së Qeverisë.

Konferenca do të nis në orën 11:30.

Një person nga Ohri ka sulmuar një punonjës të Shërbimit të UrgjencësDeri në 400 ushtarë gjermanë pritet t’i bashkohen KFOR-itKjo uebfaqe e frikshme zbulon gjithçka që di interneti për juArion publikon këngën e re të titulluar “Loyalty”KFOR-i në patrullim përgjatë kufirit Kosovë-Serbi

Kjo konferencë vjen si rezultat i një takimi që aktualisht është duke e zhvilluar me kryeminsitrin Albin Kurti.

Kujtojmë se ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se me veprimet e fundit po rrit tensione të panevojshme etnike.

Hovenier ka përmendur edhe mundësinë e mosmbështetjes amerikane për Kosovën në arenën ndërkombëtare.

Në një letër, të cilën e ka publikuar ambasada amerikane në Prishtinë, përmendet edhe çështja e mbylljes së objekteve të “institucioneve të administruara nga Serbia” në Dragash, Pejë, Istog e Klinë dhe zyrën e një organizate joqeveritare në Prishtinë.

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është thellësisht e shqetësuar për veprimet e fundit të autoriteteve të Qeverisë së Kosovës që kanë ndikim direkt dhe negativ në pjesëtarët e etnisë serbe dhe minoritetet tjera në Kosovë. Këto veprime janë duke rritur në mënyrë të panevojshme tensionet ndëretnike dhe si pasojë kufizojnë opsionet që Shtetet e Bashkuara të shërbejnë si avokuese efektive për Kosovën në arenën ndërkombëtare”.

Komento: