Hovenier uron Caka-Nimanin për rizgjedhjen në krye të Gjykatës Kushtetuese

16:16 | 06 Qershor 2024
hovenier-uron-caka-nimanin-per-rizgjedhjen-ne-krye-te-gjykates-kushtetuese

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka uruar Gresa Caka-Nimanin për rizgjedhjen në një mandat të dytë në krye të Gjykatës Kushtetuese.

Hovenier potencon se institucionet e pavarura gjyqësore janë një gur themeli i çdo demokracie.

“Urime Gresa Caka – Nimani për rizgjedhjen për një mandat të dytë në krye të Gjykatës Kushtetuese. Institucionet e pavarura gjyqësore janë një gur themeli i çdo demokracie. Ne mbetemi të përkushtuar për të ndihmuar institucionet kosovare që të promovojnë dhe forcojnë sundimin e ligjit”, shkroi Hovenier.

Komento: