Hovenier uron Pavarësinë: Urime popullit të Kosovës që feston 16 vjetorin si një demokraci sovrane dhe e pavarur

12:03 | 17 Shkurt 2024
hovenier-uron-pavaresine:-urime-popullit-te-kosoves-qe-feston-16-vjetorin-si-nje-demokraci-sovrane-dhe-e-pavarur

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier ka uruar Pavarësinë e Kosovës.

“Urime popullit të Kosovës që festoni përvjetorin tuaj të gjashtëmbëdhjetë si një demokraci sovrane, e pavarur, multietnike.”, shkruan ai teksa ka ndarë edhe deklaratën e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, i cili krahas urimit, përcolli edhe një mesazh në një kohë kritikash për Kosovën.

Blinken kujton gjithashtu se Shtetet e Bashkuara besojnë tek e ardhmja e Kosovës në Evropë dhe në institucionet euroatlantike ndërsa rikujtoi që lidershipi duhet të plotësojë zotimet dhe të ecë përpara në dialogun me Serbinë./FrontOnline/

 

Komento: